Ndalohet përdorimi i Samsung’ut në aeroplan NULL NULL 09.09.2016 18:59 09.09.2016 18:59 Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një vendim të papritur sa u përket linjave të aeroplanëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Kjo për shkak të shqetësimeve se telefonat e ri të markës Samsung, mund të shkaktojnë zjarr në aeroplan. Federata e Autoritetit Aeronautik në SHBA, ia ka paralajmëruar pasagjerët që të mos marrin telefona Samsung në aeroplan, dhe u ka kërkuar pasagjerëve që të mos i vendosin këta telefona as në valixhet e tyre. Kjo është hera e parë që kjo federatë i paralajmëron njerëzit për mos-përdorimin e një pajisjeje specifike, si telefoni Galaxy Note 7. Vërejtja vjen pas raportimeve se këta telefona eksplodojnë në mënyrë spontane. Samsung e ka hetuar problemin dhe ka zbuluar se faji është te bateria.