Ndalohet një rast kontrabande me mallra në Zveçan NULL NULL 06.11.2024 09:53 06.11.2024 09:53 Në fshatin Junakë të Zveçan raportohet se nga njësitë policore janë vërejtur tre automjete të dyshuara që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mall. Policia bën të ditur se dy nga to janë larguar, ndërsa një është arritur të ndalohet, mirëpo drejtuesi i saj është larguar në drejtim të pyllit. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuar produkte të ndryshme ushqimore. Me vendim të prokurorit, vetura me mall u konfiskua dhe u dërgua në terminalin doganor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.