Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet një i dyshuar për fajde

NULL NULL
28.05.2020 16:15

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin L.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në veprën penale ‘’Fajde’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari L.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro”.

“Me kërkesë të prokurorisë dhe aprovim të gjykatës, nga policia është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollës janë gjetur disa shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me çështjet inkriminuese”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.