Ndalohet me kamion shtetasi i Serbisë, i sekuestrohen armë, dylbi e qen gjuetie NULL NULL 14.10.2022 10:19 14.10.2022 10:19 Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga policia pasi që i njëjti dyshohet se me kamionin me targa të huaja të cilin ishte duke e drejtuar, është futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Policia njofton përmes raportit se gjatë kontrollit të kamionit janë gjetur dhe sekuestruar 6 fishekë të armëve të gjuetisë, dy palë dylbi, dy radio lidhje dhe tre qen gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.