Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate pas dyshimeve për korrupsion

NULL NULL
30.05.2020 10:43

Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.

As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë.

Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është në mbajtje duke u marrë në pyetje.

Marrëveshja e 5.4 milionë eurove ngriti dyshime pasi një kompani e procesimit të frutave pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore.

Bosnje e Hercegovina ka raportuar 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.

Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Gikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.

Shërbimi i Ballkanit të REL-it ka kupturar përmes një burimi se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare./REL

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.