Ndalohet kontrabanda me mallra ushqimore, vlera e tyre rreth 2 mijë euro NULL NULL 23.08.2024 13:51 23.08.2024 13:51 Foto nga Dogana e Kosovës Dogana e Kosovës ka parandaluar sot një tentim kontrabande me mallra. Njësitet kompetente kanë ndalur një automjet në fshatin Breznicë, ku janë kapur mallra ushqimore me vlerë rreth dy mijë euro, raporton Klankosova.tv. “Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.