Ndalohen tre të mitur për shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt në Kaçanik NULL NULL 15.03.2024 12:48 15.03.2024 12:48 Prokuroria Themelore Ferizaj Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik. Bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.