Ndalohen nga tregu mallra në vlerë të 30 mijë eurove NULL NULL 18.12.2024 14:52 18.12.2024 14:52 Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites se djeshme kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore. Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre. “Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës”. “Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mutjeshëm të rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore “, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025