Ndalohen dy persona për sulmin ndaj kryetares së Shkupit NULL NULL 11.07.2025 18:20 11.07.2025 18:20 Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se janë ndaluar dy të dyshuar për sulmin e sotëm ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska në Çair. “Në lidhje me incidentin në të cilin u raportua se Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht, dy persona janë ndaluar nga policia e SPB Shkup dhe aktualisht ndodhen në stacionin policor për intervista zyrtare”, thonë nga MPB, sipas Alsat M. Danella Arsovska, pasi doli nga spitali, tha se një person e ka sulmuar fizikisht para policisë. /Klankosova.tv