Ndahet nga jeta stomatologu i njohur kosovar, Beqir Lupçi NULL NULL 14.06.2022 16:00 14.06.2022 16:00 Oda e Stomatologëve të Kosovës njofton për vdekjen e doktorit të stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi. Lupçi u nda nga jeta sot në moshën 84-vjeçare. Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë përkushtimin, vetëmohimin dhe kontributin e tij për stomatologjinë shqiptare dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. “Prof. Dr Beqir Lupçi ishte një figure e ndritur e stomatologjisë kosovare, qe e dedikoi gjithë jetën e tij profesionit dhe shkencës se stomatologjisë. Prof. Dr. Beqir Lupçi ka udhëhequr Kliniken dhe Katedrën e Ortodoncisë ne Degën e Stomatologjisë te Fakultetit te Mjekësisë ne Universitetin “Hasan Prishtina” deri ne pensionimin e tij ne vitin 2004. Ditë më parë Prof.Dr. Beqir Lupçi u nderua me dekoratën “NDERI I STOMATOLOGJISE KOSOVARE”, thuhet në njoftimin e tyre.