Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani NULL NULL 14.08.2019 17:47 14.08.2019 17:47 Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në moshën 56 vjeçare në një spital në Romë. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”. Disa nga prodhimet e tij si regjisor Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri Lindje, perëndim, lindje – (2008) I dashur armik – (2004) Parullat -(2001) Funeral Business – (1999) Dashuria e fundit – (1995) Një ditë nga një jetë – (1994) E diela e fundit – (1993) Gjergji ishte i martuar prej vitesh me aktoren shqiptare Luiza Xhuvani. Ata kanë dhe një djalë së bashku, Kostandin Xhuvani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 4 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 10 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day