Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare romancieri i famshëm britanik NULL NULL 21.05.2023 08:14 21.05.2023 08:14 Martin Amis Martin Amis, një nga romancierët më të famshëm britanik të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. Ai vdiq nga kanceri i ezofagut në shtëpinë e tij në Florida, tha New York Times, duke cituar gruan e tij, shkrimtaren Isabel Fonseca. Amis është më i njohur për romanin e tij të vitit 1984 “Money” dhe veprën e vitit 1989 “London Fields”. Ai është autor i 14 romaneve dhe disa librave jo-fiction dhe konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij. I lindur në vitin 1949 në Oksford, ai ishte djali i romancierit dhe poetit Sir Kingsley Amis. Amis ndoqi gjurmët e babait të tij pasi u diplomua në Universitetin e Oksfordit me romanin e tij të parë “The Rachel Papers”. Amis ishte një bashkëkohës i shkrimtarëve të tjerë të famshëm si James Fenton, Salman Rushdie dhe Ian McEwan. Rushdie nderoi Amis, duke i thënë New Yorker-it: “Ai thoshte se ajo që donte të bënte ishte të linte pas një raft librash – të ishte në gjendje të thoshte, ‘nga këtu në këtu, jam unë’. Zëri i tij është i heshtur tani. Miqve të tij do t’i mungojë tmerrësisht. Por ne e kemi raftin”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.