Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahen Taylor Swift dhe Calvin Harris

NULL NULL
02.06.2016 09:30

Këngëtarja 26 vjeçare e hitit “Blank Space” dhe artisti 32 vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes pas 15 muajsh së bashku.

“Nuk kishte dramë. Gjërat thjesht nuk funksionojnë ndonjëherë”, ka deklaruar një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova.

Këta të dy së fundmi janë parë duke u shëtitur së bashku në Beverly Hills. Calvin gjatë javës së kaluar u përfshi në një aksident trafiku, por ka shpëtuar më lëndime jo shumë serioze.

“E gjitha ndodhi gjatë javës së kaluar”, ka shtuar burimi. “Taylor dhe Calvin nuk kishin ndonjë zënkë të madhe, por romanca thjesht nuk ishte më prezente mes tyre. Ai është personi që i dha fund lidhjes. E gjitha është bërë me maturi. Taylor është shumë e pikëlluar por ata janë ende duke komunikuar”, ka përfunduar burimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.