Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese, me rreth 500 punëtorë

NULL NULL
30.11.2020 13:37

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve, programit për rimëkëmbje ekonomike 2020, Masa 8, vlera e së cilës është 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve.

Me këtë rast, ai theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19,  tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë.

Hoti theksoi se ekzekutivi deri më tani  bizneseve u ka lëshuar mjete në vlerë prej 280 milionë eurove, ndërkaq bëri të ditur se për vitin e ardhshëm është paraparë një fond për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë, por i cili do të rritet gjatë dy leximeve të buxhetit në Kuvend, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.