NBA rikthehet në Artmotion me super derbin e Teksasit NULL NULL nga Arbon Flugaj 10.03.2021 12:00 nga Arbon Flugaj 10.03.2021 12:00 Mëngjesi i së enjtes e rikthen atraktivitetin dhe spektaklin e ligës numër një të basketbollit në botë në ekranet e shikuesve kosovarë përmes platformës numër një në vend –Artmotion. 02:30 SAN ANTONIO SPURS – DALLAS MAVERCIKS ART SPORT 1 Pas eventit të përvitshëm “All-Stars”, NBA rikthehet përsëri në aksion me ndeshjet e mbetura sezonale, teksa derbi i Teksasit është ai që do ta ketë vëmendjen kryesore e si i tillë edhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. San Antonio po luan një sezon larg pritshmërive që kishin duke performuar shumë më mirë sesa që parashikohej. Të besuarit e Gregg Popovich, të udhëhequr në parket edhe nga Demar DeRozan, do të synojnë që formën e tyre të mirë ta vazhdojnë edhe në duelin kundër Dallasit. Dallasi në anën tjetër tashmë ndodhet në pozitën e tetë tabelore, pozitë kjo që shpie edhe në fazën e nxehtë të playoff-it, prandaj Luka Donçiq me shokë po ashtu mendjen do ta kenë vetëm tek fitorja. Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave e fitoi ngushtë Dallasi, dhe po e njëjta luftë dhe intensitet pritet edhe në duelin e dytë super interesant dhe atraktiv mes tyre që nuk duhet asesi të humbet nga adhuruesit e basketbollit.