NBA: Mposhten Houston dhe Dallas, NULL NULL 15.12.2019 11:30 15.12.2019 11:30 39 pikët e James Harden nuk i mjaftojnë Houston Rockets që pësoi disfatën e 9-të sezonale pasi u mposht brenda në Toyota Center nga Detroit Pistons me rezultatin 107-115. Përveç 39 pikëve, Harden koleksionoi dhe 6 rebound e 7 asiste, por Houston me këtë humbje rrëshkiti në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit. Ra pas 4 fitoresh radhazi Los Angeles Clippers që u mposht 109-106 nga Chicago Bulls në United Center në një ndeshje ku më i miri mbi parket ishte Zac LaVine i vendasve me 31 pikë. Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo e zhvilluar në American Airlines Center të Dallasit ku skuadra teksane pësoi disfatën e 8-të sezonale pasi u mposht me rezultatin 118-122 pas kohës shtesë nga Miami Heat që në krahun tjetër arriti suksesin e 19-të sezonal. Dëmtimi i yllit slloven Luka Doncic pas vetëm 1 minute e 40 sekondash lojë, i prishi planet Dallasit, teksa 28 pikët e Hardaway nuk i mjaftuan Dallasit ndërkohë te miqtë nga Florida, spikati Jimmy Butler me 27 pikë. Suksese të thjeshta për Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors që mposhtën respektivisht Cleveland Cavaliers 125-108 dhe Brooklyn Nets 110-102./supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.