Nazmi Gripshi realizon gol në fitoren “tenistike” të Astanas NULL NULL 14.08.2024 19:17 14.08.2024 19:17 Futbollisti shqiptar i Astanas, Nazmi Gripshi, ka realizuar njërin nga gjashtë golat e skuadrës së tij, në ballafaqimin ndaj rumunëve të Hunedoaras, të cilin skuadra kazake e fitoi 6-1. Ky triumf bëri që ish-numri 10 i Ballkanit, të luaj me ekipin e tij në fazën Play-Off të Ligës së Konferencës, aty ku Gripshi luajti dy herë edhe me kampionët e Kosovës, raporton Klankosova.tv. Për t’i kërkuar grupet e UECL-së, Astana e pret fituesin e duelit St Mirren (Skoci) vs Brann (Norvegji). Edhe ish-skuadra e durrsakut, Ballkani, po e kërkon finalen eliminatore. Suharekasit nesër ndeshen me Larnen në Belfast të Irlandës së Veriut, në duelin e kthimit. Të parin e fituan irlandezo-verioret në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.