Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon i vëllai NULL NULL 20.05.2022 18:49 20.05.2022 18:49 Nazim Bllaca është gjallë. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se Nazimi është shëndosh e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare. Ai e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili, gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur. “Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Ka informacione që ka qenë aset serb, i paguar nga shërbimet e fshehta serbe”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Pas kësaj deklarate që e tronditi vendin, Nazim Bllaca, që vetëdeklarohej si agjent i SHIK-ut, u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, ai u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Bazuar në deklaratat e Nazim Bllacës, u zhvilluan tri procese gjyqësore, “Bllaca 1″, “Bllaca 2” dhe “Bllaca 3”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 2 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 16 orë më parë