Navalny u vra, thotë gazetari rus NULL NULL 16.02.2024 13:07 16.02.2024 13:07 Redaktori i gazetës ruse dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov Vdekja e kritikut të Putinit, Alexei Navalny ishte “vrasje”, tha redaktori i gazetës ruse dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov. Muratov shtoi gjithashtu se ai besonte se kushtet e burgut kishin çuar në vdekjen e tij. Leonid Volkov, shefi i shtabit të Navalnyt, tha më herët se deklarata nga shërbimi i burgut mund të interpretohet si një “rrëfim” se ata e vranë qëllimisht Navalnyn, megjithëse rrethi i tij ende nuk e ka verifikuar informacionin, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova. Më 1 shtator të vitit të kaluar, Muratov u shpall nga autoritetet ruse si një “agjent i huaj” për promovimin e “opinioneve që synojnë të formojnë një qëndrim negativ ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme të Rusisë”.