NATO: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia, e papranueshme (Video) NULL NULL 06.10.2015 16:25 06.10.2015 16:25 Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, tha të martën se ai dyshon në shpjegimin e Rusisë se shkeljet e saj në këtë fundjavë në hapësirën ajrore të Turqisë, ishin gabim, sepse kishte dy inkursione të tilla dhe ato zgjatën më shumë se vetëm disa sekonda, përcjellë Klan Kosova. Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Stoltenberg tha se ka mbetur e paqartë se cfarë qëllimi pretendonte të kishte Rusia me sulme të tilla se inkursioni i parë ishte ‘’asksidental’’ dhe që fajësoi kushtet e pavaforshme atmosferike, shkruan Reuters. Stoltenberg ka shtuar gjithashtu se aleanca e udhëhequr nga SHBA, në të cilën edhe Turqia është anëtare e saj, nuk kishte marrë ‘’asnjë shpjegim të vërtetë’’ për atë që ndodhi. Sekretari Jens, tha gjithashtu se nuk kanë pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën, por NATO-ja ka diskutuar mundësinë e përdorimit të linjave të saj ushtarake të komunikimit me Rusinë, transmeton Klan Kosova. “Është e papranueshme që të shkelin hapësirën ajrore të një vendi tjetër dhe kjo është pikërisht ajo që ne ishim të frikësuar. Ky incident mund të krijojë situata të rrezikshme dhe për këtë arsye duhet siguruar që kjo nuk do të ndodhë përsëri. Kjo është edhe arsyeja pse kemi dërguar sinjal shumë të qartë “, tha Stoltenberg. Ndërsa tensioni në Europë u rrit, pasi për herë të parë është shkelur hapësira ajrore e NATO-s, për më tepër nga ana e Rusisë. Moska ka prekur kufirin turk gjë që ka sjellë një reagim të ashpër të Ankarasë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti: Nëse s’votohesh në formë të hapur, fshehurazi zgjidhesh vetëm nëse kontrabandohen votat 13 minuta më parë