Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NATO ngre avionët luftarakë pas sulmeve ruse dhe rrëzimit të F-16 ukrainas

NULL NULL
29.06.2025 10:08

Një avion supersonik luftarak F-16 i furnizuar nga Perëndimi për Ukrainën u rrëzua gjatë një operacion të ashpër kundër më shumë se 500 sulmeve raketore të forcave ruse, duke shkaktuar humbjen e pilotit të njohur si hero, nënkolonel Maksym Ustimenko.

Piloti Maksym Ustimenko, i lindur në vitin 1993, kishte arritur të rrëzonte shtatë objektiva ajrorë duke përdorur të gjitha armët e tij para se avioni të goditej dhe të rrëzohej, transmeton klankosova.tv.

Për shkak të intensitetit të sulmeve ruse mbi Ukrainën, komanda operacionale e Polonisë njoftoi se avionët luftarakë të NATO-s u ngritën urgjentisht në ajër.

Një deklaratë zyrtare e NATO-s, sipas Mirror, thotë:

“Në lidhje me sulmin e Federatës Ruse që po kryen goditje mbi objektet në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleat ka filluar të operojë në hapësirën tonë ajrore. Komandanti operacional i forcave të armatosura ka aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion. Çiftet e avionëve luftarakë në gatishmëri janë ngritur në ajër, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe ato të zbulimit me radar kanë arritur nivelin më të lartë të gatishmërisë.”

Ky zhvillim pasqyron përshkallëzimin e tensioneve dhe përpjekjet e NATO-s për të mbështetur Ukrainën në përballjen me ofensivën e ashpër ruse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.