Nations League: Sonte Kosova përball Greqisë NULL NULL 05.06.2022 07:00 05.06.2022 07:00 Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë në Nations League. Në “Fadil Vokrri”, përball do ta ketë Greqinë. Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Gjeorgjisë. “Kaltër e verdhët”, i kanë luajtuar katër ndeshje zyrtare me helenët, nga të cilat tri prej tyre kanë përfunduar me barazim, ndërkaq njërën Kosova e ka humbur.