Natalia Reyes në rolin kryesor të filmit ‘Tomorrow Before After’ NULL NULL 20.06.2021 10:58 20.06.2021 10:58 Aktorja kolumbiane Natalia Reyes, e cila është e njohur për rolin e saj si Dani Ramos në filmin Terminator: Dark Fate, do të jetë kryepersonazh në trilerin e filmit shkencor titulluar ‘Tomorrow Before After’. Filmi është nën regjinë e shkrimtarit dhe regjisorit Alfonso Quijada i njohur për El Suspiro del Silencio. Tema e filmit përqendrohet në një grua pa emër e cila do të interpretohet nga Reyes dhe që lufton të mbijetojë e vetme në një botë post-apokaliptike, teksa kërkon të tjerë njerëz e shoqëruar vetëm nga një qen endacak, shkruan Indiashorts, përcjell Klankosova.tv. Në kërkim për gjetjen e njerëzve, ajo përballet me një botë që është shkatërruar plotësisht, dhe do të duket sikur është e mbijetuara e vetme derisa një ditë do të zbulojë se është shtatzënë, duke i ngritur asaj një pikëpyetje ekzistecën pasi që nuk e kupton se si një gjë e tillë është e mundur. Aktorja kolumbiane është e njohur për punën e saj të suksesshme edhe në shumë projekte të tjera filmike, e sidomos në serialin popullor të Amerikës Latine të kompanisë Sony me titull Zonja, La Vendedora de Rosas, ku ka portretizuar rolin e Zonjës Tabares. Ky film do të prodhohet nga Chad Barager, përmes Apollo Pictures dhe Ian Ihnatowycz, si dhe First Generation Capital; të cilët më parë kanë prodhuar projekte si ‘Bitter Harvest’ etj. Kurse, sipas disa raporteve, filmi është planifikuar të fillojë prodhimin në fund të këtij muaji.