Naser Vllasi: Sali Çekaj ishte morali ynë, ai ishte njeri i urtë dhe mbresëlënës NULL NULL 02.12.2021 18:48 02.12.2021 18:48 Sot u shënua 30-vjetori i hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i grupit të armatosur që drejtohej nga Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe Ilaz Kodra. Komandant Çekaj kujtohet nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij edhe tani, disa vite pas vdekjes. Komandanti në zonën e Koshares, Naser Vllasi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar momentin kur është takuar për herë të parë me Çekajn. Ai ka theksuar se me Çekajn u takua në nëntor të vitit 1998, ndonëse për të kishte dëgjuar shumë vite më parë. “Komandantin Sali Çekaj e kam takuar gjatë vitit 1998, edhe pse për të kisha dëgjuar qysh në vitet e 90-ta. Unë kisha dëgjuar për aktivitete patriotike të tij. Gjatë muajit nëntor të vitit 1998, në qendrën stërvitore “Papaj”, për herë të parë e takova Sali Çekajn dhe stafin tjetër komandues. Ai ishte mbresëlënës, ishte njeri i urtë, i dashur dhe i qetë. Ai çdo gjë e pranonte me qetësi.” “Roli i tij në zonën e Koshares ka qenë gjithëpërfshirës. Ai ka pasur rol kyç dhe dominant. Salihu ishte nga ajo pjesë, e njihte më së miri atë zonë. Kontribuonte në çdo aspekt, ishte pasqyrë për individë dhe për familjet që ishin rreth asaj zone kufitare.” “Ai kishte një rol të rëndësishëm në analizimin dhe studimin e situatave më kritike që kishim. Nuk kishte kohë as gjumë të bënte, i përcillte dhe i analizonte edhe politikat ndërkombëtare. Ai ka qenë morali ynë,” ka thënë Vllasi. Në fund, ai tha se Sali Çekaj urtësinë dhe qetësinë e tij ua kishte transmetuar edhe ushtarëve të vet, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë