Naser Ramadani infektohet me COVID-19 NULL NULL 29.03.2021 12:14 29.03.2021 12:14 Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend, Naser Ramadani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e bëri të ditur vet Ramadani teksa bëri thirrje për respektim të masave kundër pandemisë, njofton Klan Kosova. Postimi i plotë i Ramadanit: Të nderuar qytetarë! Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2! Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Andaj ju lutem: Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!