Naser Pajazitaj ia kërkon shtetit 1 milion euro për 7 vjetët në burg (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 03.05.2023 23:31 nga Qendresa Tershana 03.05.2023 23:31 Huqjet gjyqësore ia qitën shtetit nga duart më shumë se 264 mijë euro vitin që shkoi. E katërfish më shumë para po kërkon veç vet Naser Pajazitaj që qëndroi shtatë vjet e gjysmë në burg, sipas vendimit të Gjykatës Supreme, pa faj për akuzat që e rëndonin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Klan Kosova. Që 63 vjeçari t’i marrë këto të holla, avokati Tahiri thotë se ka jo pak arsye. Por, kundër këtij vendimi është familja e të ndjerës. Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, përmes telefonit i tha Klanit se për vendimin e Supremes do të ankohen këtë javë në Kushtetuese, derisa sipas tij dënimin me para duhet ta shlyejnë prokurorët që dështuan ta dëshmojnë fajësinë e Naser Pajazitajt. Pro një hetimi ndaj prokurorisë e gjykatës është edhe avokati i të liruarit. Në vendimin e Supremes thuhet se për ta mbajtur Pajazitajn në burg nuk ka prova të drejtpërdrejta, por vetëm indicie dhe se skema e ngjarjes është ndërtuar duke u bazuar në prova rrethanore. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months