Naser Kelmendi para Gjykatës, përballet me dëshmitar me videolidhje (VIDEO) NULL NULL 27.01.2016 20:25 27.01.2016 20:25 Naser Kelmendi u fut i qetë në Gjykatore por atë gjithnjë e përcjellin forca të mëdha të sigurisë. Kjo pasi që ai akuzohet për organizim të një vrasjeje, krim të organizuar e shitje droge në Bosnje. E nga ky vend, përmes videolidhjes, Kelmendi u përballë edhe me një dëshmitar. Kësaj radhe përballë e kishte Aldin Hajdaroviqin, një mik të ngushtë të Ramiz Delaliqit vrasjen e të cilit Prokuroria pretendon se e ka organizuar Kelmendi. Por, dëshmitari fillimisht nuk deshi të flasë në prani të publikut, njofton Klan Kosova. Madje mospraninë e publikut e kërkoi edhe prokurori i rastit. Por, kërkesa e prokurorit nuk u aprovua, andaj dëshmitari u detyrua të flas publikisht. Ai tha se Delaliq frikësohej nga Kelmendi, dhe se ky i fundit kishte provuar ta vrasë atë edhe në Turqi. Po në këtë sallë gjykimi pritet të dëshmojë edhe Fahrudin Radonçiq i cili është arrestuar dy ditë më parë në Bosnje nën dyshimin se ka ndikuar në dëshmitar. E këtë gjë avokati i Kelmendit, Besnik Berisha po e quan absurde dhe mohon kategorikisht bashkëpunimin e Kelmendit me Radonçiqit në vrasjen e Delaliqit. Kronikë nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 41 minuta më parë