Napoli ndalet nga Bologna, s’e shfrytëzon dot ‘gabimin’ e Interit NULL NULL 07.04.2025 23:02 07.04.2025 23:02 Napoli ka dështuar ta shfrytëzojë hapin ‘falso’ të Interit ndaj Parmas, të cilët barazuan 2-2 të shtunën. Edhe ndeshja e sotme e napolitanëve si mysafirë të Bolognas, nuk prodhoi fitues, raporton Klankosova.tv. Pavarësisht se Frank Anguissa i kaloi “të kaltërtit” në avantazh në minutën e 18-të, vendasit barazuan në të 64-ën, me anë të Dan Ndoye. Ky barazim më së shumti i ka konvenuar “Nerazzurëve”, të cilët vazhdojnë ta udhëheqin kampionatin elitar të Italisë, me 68 pikë, tri më shumë se Napoli. Nga ana tjetër, Bologna me pikën e sotme, e ka rikthyer vendin e katërt në tabelë, pozitë kjo që në edicionin e ardhshëm, siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. 57 pikë ka siguruar kjo skuadër, një më pak se Atalanta e vendin të tretë, kurse një më shumë se Juventus që tani bie te i pesti, njofton Klankosova.tv Deri në fund kanë mbetur edhe shtatë xhiro, të cilat do të definojnë gjithçka në Serie A.