Napoli e Inter kalojnë në çerekfinale të Kupës së Italisë NULL NULL 03.12.2025 23:42 03.12.2025 23:42 Napoli i Amir Rrahmanit ka kaluar në çerekfinale të Coppa Italia pas fitorës së mundimshme ndaj skuadrës së Cagliarit. Napolitanët shënuan fitore pas ekzekutimit të 20 penalltive, ku rezultati i kohës së rregullt ishte 1-1 pas golave te Lucca dhe Esposito. Mbrojtësi Kosovar, Amir Rrahmani nuk luajti fare në këtë takim. Në anën tjetër, Interi dhuroj spektakël para shikuesve me fitore 5-1 ndaj Venezias, ku nata i takoj sulmuesit Thuram që shënoj dy gola, ndërsa Bonny, Esposito e Diouf realizuan golat e tjerë. Napoli e Inter janë dy nga favoritët kryesor për të triumfuar në këtë edicion të Kupës së Italisë.