Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Naomi Osaka bëhet tenistja numër një në botë (VIDEO)

NULL NULL
26.01.2019 22:57

Tenistja e cila përfaqëson Japoninë, Naomi Osaka, e ka mposhtur kundërshtaren e saj nga Çekia, Petra Kvitovan ,në garën Australian Open, kështu duke e zënë vendin e parë në botë.

Japonezja e ka mposhtur çeken në ndeshjen e cila është zhvilluar në kuadër të ‘Grand Slam’ me rezultat 7-6 (2), 5-7, 6-4, shkruan Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

Osaka gjithashtu është bërë tenistja e parë nga Japonia që ka arritur të renditet në vendin e parë në listën e tenistëve më të mirë në botë.

Për këtë rezultat të arritur e ka përgëzuar edhe Kryeministri japonez, Shinzo Abe.

“Unë jam shumë krenar për lindjen e një mbretëreshe të re. Pres arritjet tuaja të vazhdueshme”.

https://www.youtube.com/watch?v=vqvM2C5OHhY

klankosova.tv

lajme të ngjashme