Naomi Campbell bëhet nënë, i prezanton botës të bijën NULL NULL 18.05.2021 17:24 18.05.2021 17:24 Surprizë! Naomi Campbell është bërë nënë! Supermodelja 50-vjeçare bëri njoftimin në llogarinë e saj në Instagram. Sot ajo me anë të një postimi shkroi: “Një bekim i vogël e i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Jam aq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time sa nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që tani e ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”. Naomi asnjëherë nuk njoftoi publikisht se po e ndiqte ëndrrën për t’u bërë nënë, kështu që ky është njoftimi i parë i këtij lloji nga ajo. Urime Naomi dhe familjes së saj për shtimin e mrekullueshëm. View this post on Instagram A post shared by Naomi Campbell (@naomi)