Nagelsmann prezantohet sot si trajner i Gjermanisë NULL NULL 22.09.2023 09:49 22.09.2023 09:49 Julian Nagelsmann, zgjatë kontratën me Gjermaninë Julian Nagelsmann do ta nënshkruajë sot, kontratën si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Kështu të paktën po raporton gazetari Fabrizio Romano, i cili potencoi se Nagelsmann do të prezantohet më vonë sot, së bashku me stafin e tij, ku do të bëhet e ditur edhe kontrata e tij. Përndryshe, kombëtarja gjermane mbeti pa trajner, pasi u shkarkua Hansi Flick, për shkak të mungesës së rezultateve, dhe pas humbjes së thellë nga Japonia në një miqësore me rezultat 1-4. Kujtojmë, që Gjermania do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm.