Nagavci për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK: Po tallen me propozime që janë përqeshje e nevojës së qytetarëve NULL NULL 10.04.2020 18:05 10.04.2020 18:05 Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si fushatë zgjedhore kërkesën e partive parlamentare për seancën e jashtëzakonshme lidhur me çështjen e pakos emergjente. Nagavci është shprehur se ata po keqpërdorin të drejtën e Kushtetutës së Kosovës, dhe po tallen me propozime të cilat janë përqeshje e nevojës së qytetarëve dhe bizneseve, njofton Klan Kosova. ”Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, u diskutua kërkesa e 40 deputetëve të PDK, AAK dhe NISMA. Ata kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme. Duke keqpërdorur të drejtën që jep kushtetua për seanca të jashtëzakonshme po tallen me propozime që janë përqeshje e nevojës së qytetarëve dhe bizneseve. E sa kujdes patën ata për vendin veç e kanë parë dhe ndierë të gjithë në kurrizin e tyre. Ndërkaq të njejtit përfaqësues, përfshi dhe shefin e GP të LDK-së u bënë gjatë tërë kohës bashkë për të penguar marrjen e masave mbrojtëse për muajt në vijim nëse financat e vendit rrezikohen nga hyrja e të hyrave. Kryesia e Kuvendit nuk krijoi hapësirë për të proceduar në Kuvend kërkesën, respektivisht propozimin e Qeverisë për të tejkaluar rregullën fiskale për kufizimin e deficitit dhe të bilancit bankar, ashtu siç e parasheh neni 22B.1, pika a, e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike. Pra që Kuvendi merr vendim, e qeveria konstaton që ka nevojë për një veprim të tillë. Ndonëse të gjithë publikisht po deklarohen se janë pro interesit të qytetarëve dhe kinse për nevojën e mbështetjeve për bizneset, sot kur patën mundësinë të dëshmojnë në praktikë pro kësaj mbështetje, ata u barrikaduan kundër. Por, të dashur qytetarë, mos u brengosni. Qeveria në detyrë, e Kosovës e cila ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë përkushtim ndaj interesave dhe mirëqenies së qytetarëve, nuk do të ndalet për t’i ofruar shërbimet e duhura dhe mbështetjen e nevojshme të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19. Është marr vendim tashmë për Pakon Emergjente që është në përkrahje të qytetarëve e do të vazhdojë dhe përkrahja për bizneset dhe për të menaxhuar sa më mire situatën edhe financiare. E pasi të tejkalojmë pandeminë, uroj sa më shpejt e më me pak pasoja për qytetarët, atëherë do të kemi kohë të gjithë edhe për fushatë, e ne për fitoret e reja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025