Nadal mbron portierin Casillas NULL NULL 10.05.2015 17:01 10.05.2015 17:01 Tenisiti Rafael Nadal, që është tifoz i skuadrës Real Madrid, ka kërkuar nga tifozët e kësaj skuadre që të mos e fajësojnë portierin Casillas për barazimin kundër Valencias. Ai ka thënë se Casillas ka bërë shumë për këtë skuadër dhe nuk duhet të fishkëllehet nga tifozët. “Iker nuk duhet të fajësohet për golat. Lojtarët si Cristiano Ronaldo, Zidane dhe Iker Casillas kanë dhënë shumë për këtë skuadër dhe nuk duhet të fishkëllehen nga tifozët”, tha Nadal për mediat spanjolle. Ai po ashtu e pranoi se pas këtij barazimi Real Madridi vetëm sa ia ka dorëzuar titullin e La Ligës Barcelonës.