Nacho i pavendosur rreth të ardhmes me Real Madrid NULL NULL nga Shpend Spahija 22.02.2023 10:40 nga Shpend Spahija 22.02.2023 10:40 Nacho Fernandez hyri si zëvendësues në ballafaqimin e Real Madrid kundër Liverpool, në fitoren 2-5 të martën në kuadër të 1/8 së finales në Champions League. Pas ndeshjes i pyetur nga mediumi El Partidazo de Cope, mbrojtësi tregoi se është ende i pavendosur rreth të ardhmes me Real Madrid. “Klubi më ka thënë se nësë dëshiroj, mund ta renovojë kontratën. Nuk kam vendosur ende. Jam ndjerë shumë keq në fillim të sezonit. Do të marrë vendim personal për të ardhmen time, duhet të mendoj edhe për familjen time”, tha Nacho. Kontrata aktuale e 33 vjeçarit me gjigantin spanjoll përfundon më 30-të qershor të këtij viti.