Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Myshteriu i restorantit la bakshish 16 mijë dollarë

NULL NULL
24.06.2021 17:09

Punëtorët në një restorant në New Hampshire thanë se ishin shtangur kur një klient i la bakshish 16 mijë dollarë.

Michelle McCudden, një banakiere në Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry, tha se klienti, i cili nuk është një klient i rregullt aty, kishte porositur disa hot dog, disa kokteje dhe turshi të skuqur përpara se të kërkonte faturën e tij.

“Ai është një lloj njeriu misterioz,” tha McCudden për WBTS-TV, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, punëtorja u trondit kur e shikoi faturën e tij dhe e pa bakshishin prej 16,000 dollarësh. Më pas ai i tha: “Mos i shpenzoni të gjitha në një vend. Dua që ju t’i merrni sepse punoni shumë”.

Më pas punonjësit e thirrën pronarin për t’i treguar informacionin e pazakontë.

“Mendova se ishte një gabim, mund të kishte qenë ndoshta një shumë prej 160 dollarësh dhe se ai shtoi zero shtesë”, tha ai. “Menaxheri i lokalit bisedoi me zotërinë dhe ai i ktheu” Jo, janë 16,000 dollarë”.

Restoranti mbledh bakshishe, kështu që paratë vendosën të ndahen midis tetë kamerierëve që ishin në detyrë atë natë – me disa para edhe për kuzhinierët.

 

lajme të ngjashme