Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafi: Vuçeviq do të jetë shërbëtori më i mirë i Vuçiqit (VIDEO)

NULL NULL
01.04.2024 18:34
Ragmi Mustafi
Ragmi Mustafi; Foto: Klan Kosova;

Ragmi Mustafi, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka folur për kandidimi e Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes për kryeministër të Serbisë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo gjë nuk është aspak e mirë dhe nuk është në favor aspak të shqiptarëve të Luginës.

Më tej, ai ka thënë se Vuçeviq nuk është se do të ketë një qasje të duhur edhe ndaj shteteve të rajonit, kur u pyet për Kosovën.

“Ky është shërbëtori më i mirë që i shërben më së miri Vuçiqit, dhe asaj se cili i shërben çështjes rajonale”.

“Vuçeviq do të jetë shërbëtori më i mirë, ai do ta vazhdojë një qasje që e ka pasë deri tani Serbia, nuk do të jetë një qasje evropiane, por kësaj radhe do të parapëlqej një qasje ruse”, ka thënë Mustafi.

Vuçeviq akuzohet nga institucionet në Kosobvë si organizator i agresionit në Banjskë të Zveçanit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme