Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafi për Vuçiqin: Politikan i talentuar për ta dramatizuar e viktimizuar popullin serb

NULL NULL
04.08.2025 23:49

Ragmi Mustafi, politikan në Luginë të Preshevës sonte përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është politikan i talentuar për ta dramatizuar e viktimizuar popullin serb.

Ai u shpreh se është është kriza më e thellë që ka Serbia siç tha ai, sa i përketë regjimit autoritar të Vuçiqit.

“Kjo është kriza më e thellë që ka Serbia sa i përketë regjimit autoritar të cilin po e mirëmbanë z.Vuçiq. Ai është një melodramatik, politikan jashtëzakonisht i talentuar për ta dramatizuar dhe viktimizuar popullin serb dhe qeverinë e popullit serb, pushtetin e tij dhe mënyrën e qeverisjes së tij, krahas tij duke shprehur se të gjithë i ka armiq”, u shpreh tutje Mustafi./Klankosova.tv

lajme të ngjashme