Mustafa viziton sallën ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive (VIDEO) NULL NULL 01.06.2016 20:09 01.06.2016 20:09 Me kërkesë të zyrës së kryeministrit Isa Mustafa, Ministria e Administratës Publike është duke përgatitur hapësirat e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” për mbajtjen e mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, më 3 qershor. Për të parë se si po ecin punët në përgatitjen e hapësirës ku do të presë homologun Edi Rama, me vartësit e tij, i pranishëm ishte kryeministri Isa Mustafa, njofton Klan Kosova. Kryeministri dëgjoi me vëmendje shpjegimet e stafit, i cili e ka dizajnuar sallën e më pas u largua. Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka treguar se pse është përzgjedhur ky vend, për takimin e dy qeverive shqiptare. Kronikë nga Blerta Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 1 orë më parë