Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa uron Kuçin dhe Hoxhajn për pozitat në Qeveri: S’kemi pasur propozime tjera

NULL NULL
02.06.2016 12:45

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar dy të emëruarit e rinj në Qeveri, zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçin dhe ministrin e ri të Jashtëm, Enver Hoxhaj, ai e ka bërë këtë në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me kryetarin e PDK-së dhe të Kuvendit, Kadri Veselin.

Askush nuk mund të themeloj  Asociacion në mënyrë të njëanshme.

“Dua ta falënderoj edhe PDK-në për emërimin e të dyve.”

“Kemi konstatuar se do fokusohemi edhe më shumë në investime për vendin dhe zhvillim ekonomik.”

“Rritja ekonomike që e kemi arritur vitin e kaluar me 4 % është një arritje e mirë marr parasysh edhe kushtet e vështira që i kemi pas.”

“Do punojmë për zonat ekonomike. Kemi bërë një punë të mirë në transformimin e Trepçës ashtu siç është interesi i minatorëve, interesi i Kosovës në përgjithësi. Jemi marr vesh ta masim performancën e çdo ministri dhe zëvendësministri pastaj të vendosim për ristrukturimin edhe të pozicioneve të caktuara dhe vetë dikastereve qeverisëse.”

“Gjatë kësaj periudhe qeveria ka arritur t’i përmbush objektivat, po ashtu shoh gatishmërinë e plotë të dy partive të koalicionit që të punojnë bashkërisht deri në fund të mandatit,” ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

 

Kreu i ekzekutivit ka mohuar se nuk ka një komunikim të duhur të partnerëve të koalicionit

“Së paku nga dy herë deri tre herë në javë ne takohemi dhe komunikojmë . Çështja është a duhet të kemi zëvendëskryeministër dhe ministër që një person t’i ushtroj dy pozita, por ne secilin rast ne do të kritikohemi sepse po të largohet dikush nga një post vihen njerëz tjerë në pozicione dhe jemi kritikuar për madhësinë e koalicionit. Kështu do të shihet më tej si do të procedohet për ndonjë riformatizim tjetër,” ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës ka mohuar së për ministër të Drejtësisë është propozuar Gani Koci, kryeministri ka thënë se vetëm Hoxhaj dhe Kuçi kanë qenë të propozuar nga PDK-ja dhe për këtë ka pasur dakordim të plotë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.