Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: S’ka riformatim të qeverisë

NULL NULL
26.05.2016 13:37

Ishte deklaruar para pak ditësh, se Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar propozimet e veta për ministrat e rinj të ekzekutivit, që do të emërohen shumë shpejt. Mirëpo, Kryeministri Isa Mustafa e ka demantuar këtë lajm duke thënë se nuk do të ketë riformatizim të qeverisë.

“Riformatimatimi e Qeverisë asgjë nuk kemi të re përpos që edhe unë kam lexuar në media”, ka thënë Mustafa, shkruan Zëri.info.

Ndryshe, këta janë emrat të cilët janë përmendur: Në Ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci. Derisa Ministër i Jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj. Po ashtu se në postin e Zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë Ministri i Drejtësisë. E në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.