Mustafa pranon notën verbale të njohjes nga Bangladeshi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa pranon notën verbale të njohjes nga Bangladeshi

NULL NULL
28/02/2017

 

Kryeministri i  vendit, Isa Mustafa, ka pranuar sot notën verbale të njohjes së  Kosovës nga Bangladeshi.

Përmes kësaj note, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, njofton kryeministrin Isa Mustafa se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Në letër, të cilën ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ia dorëzoi sot kryeministrit Isa Mustafa, kryeministrja Hasina shpreh urimet më të mira për popullin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit dhe në emrin tim, dëshiroj t’ju përcjell juve dhe përmes jush, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përshëndetjet dhe urimet tona të ngrohta”.

“Në shenjë solemne të solidaritetit tonë me popullin e Kosovës, jam e lumtur që t’ju njoftoj se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur”.

“Shfrytëzoj këtë mundësi t’ju uroj juve shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumtur, dhe popullit mik të Kosovës, paqe të vazhdueshme, progres dhe prosperitet”, thuhet në letrën e kryeministres Hasina, dërguar kryeministrit Mustafa.

Njohja nga Bangladeshi është e 114-ta për Republikën e Kosovës.

Para kësaj, Kosova është njohur nga Singapori dhe Suriname ndërkaq priten njohje të reja për shtetin e Kosovës në vijim, transmeton Klan Kosova.

nota