Mustafa përuron shkollën “Ulpiana” në Lipjan NULL NULL 01.06.2016 16:44 01.06.2016 16:44 Kryeministri i vendit Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në përurimin e Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan, e cila është ndërtuar me standardet më të larta, e financuar nga Qeveria e Kosovës. Kreu i ekzekutivit i përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë shkollë të shkëlqyeshme, duke premtuar përkrahjen e mëtejshme të Qeverisë të cilën e drejton. “Ju uroj për hapjen e kësaj shkolle kaq të bukur dhe funksionale e cila ofron perspektivë të shkëlqyeshme për mësim përmbajtjesor dhe për suksesin e juaj. Ne nuk do të ndalemi vetëm te kjo shkollë. Ne do të vazhdojmë edhe me shkolla tjera. Edhe përkundër ndërtimit të kësaj shkolle, ne do të mundohemi që me Ministrinë e Arsimit të sigurojmë që edhe shkolla tjetër profesionale së shpejti të ketë ambiente dhe objekte të këtij niveli”, tha kryeministri, duke theksuar angazhimin e Qeverisë edhe për ngritjen e cilësisë së arsimit në Lipjan dhe më gjerë. Mustafa poashtu ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. “Sot është një ditë e veçantë për ne. Është 1 qershori, Dita e Fëmijëve. Ne të gjithë do të angazhohemi që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë kushte më të mira, që ata ta gëzojnë ardhmërinë e tyre, që ata të kenë kushte si fëmijët tjerë të botës, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, dhe t’i realizojnë dëshirat e tyre”, tha ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025