Mustafa për situatën me zjarre: Alarmante, mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër NULL NULL 07.07.2025 19:51 07.07.2025 19:51 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar në lidhje me situatën me zjarre në vendin tonë. Ai tha se pamjet që po vijnë nga Podujeva, Istogu, Peja, Ferizaj e komuna të tjera siç u shpreh, janë alarmante. Mustafa gjithashtu bëri thirrje që institucionet përkatëse qendrore e lokale të mobilizohen menjëherë. “ Zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe tokave bujqësore përbëjnë rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin e bashkëqytetarëve tanë. Institucionet përkatëse qendrore e lokale duhet të mobilizohen menjëherë me të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’i vënë nën kontroll këto vatra zjarri dhe për të ndihmuar banorët e prekur”, shkroi ai në Facebook. Tutje, Mustafa në lidhje me këtë situatë u shpreh se mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër, përcjell Klankosova.tv. “Ky është moment solidariteti, por edhe përgjegjësie. Mosveprimi sot mund të kushtojë shumë nesër. Uroj tejkalim sa më shpejtë e me sa më pak dëme qytetarëve të prekur dhe falënderoj zjarrfikësit, policinë dhe vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur bashkëkombësit”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025