Mustafa për arrestimin e avokatit Berisha: Ishte këshilltar i imi, i të vetmes qeveri që s’pati asnjë rast korruptiv NULL NULL 15.07.2023 09:17 15.07.2023 09:17 Isa Mustafa, Besnik Berisha Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha. Ai tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa. “Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, shkroi Mustafa, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti ai, ekspert dhe njëri të tillë. “E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025