Mustafa: Osmanin s’e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj NULL NULL 20.04.2020 15:19 20.04.2020 15:19 Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pas takimit konsultativ me strukturat e larta të subjektit që drejton, e ka komentuar mosprezencën e nënkryetares Vjosa Osmanit në këtë takim. Ai ka thënë se Osmani e ka bërë të ditur tashmë qëndrimin e saj i cili ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të koalicionit me partitë e tjera, njofton Klan Kosova. “Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj. Ajo është deklaruar dhe mua më ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve”. “Në fakt ajo e ka dhënë qëndrimin e saj – që është kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit me AAK, AKR dhe Nisma – dhe unë kam dashur edhe mendimet e tjera”. “Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025