Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa nuk di për “Luginën e Diellit” në Zveçan (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2016 20:13

Kryeministri Isa Mustafa e ka vizituar Agjencinë e Privatizimit të Kosovës dhe aty e ka uruar menaxhmentin e ri të se për gjashtë muaj radhazi është bërë një punë shumë e mirë nga ana e tyre, sidomos në lirimin e pronave të uzurpuara.

Por Mustafa nuk di gjë për punimet në nënkalanë e Zveçanit, që po financohen nga Beogradi, ani se Klan Kosova raportoi një ditë më parë.

Bile edhe pse zëvendësi i tij Branimir Stojanoviq u pa në kryeqytetin serb në promovimin e projektit, kryeministri e tha se nuk e dinë që Qeveria e Serbisë po ndërton vendbanim me lejen e komunës paralele të Zveçanit, njofton Klan Kosova.

Të pyetur nga Klan Kosova, zyrtarë të Ministrisë për Kthim e Komunitete të Kosovës  kanë thënë se ndërtimi i lagjes, është investim i Beogradit andaj ata janë të përfshirë në projekte tjera të lagjeve kolektive në veri por jo dhe në planin”Lugina e Diellit”.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.