Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Njerëzit e Kurtit dhe Kurti po i konsiderojnë qëndrimet e tyre si qëndrime të Qeverisë

NULL NULL
31.03.2020 21:55

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur për deklaratën e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu që ishte pro  shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme ka thënë se ministrat kanë pasur të drejtë të japin mendimet e tyre për këtë çështje.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka thënë se ministrat mund të deklaroheshin për shpalljen ose jo të Gjendjes së Jashtëzakonshme, sepse qeveria nuk kishte marrë vendim për këtë çështje dhe ishte ende vetëm propozim.

“Ajo që dëshiroj të them është se kjo qeveri dhe njerëzit e Kurtit, por edhe Kurti po i konsiderojnë qëndrimet e tyre si qëndrime të Qeverisë. Po të ishte ashtu nuk do të kishte pasë nevojë për qeveri fare, sepse vetëm kryeministri do të kishte marrë vendime në emër të Qeverisë”.

“Qeveria nuk ka diskutuar për këtë çështje, sepse nuk ka pasur vendim të qeverisë se a duhet të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme. Ka pasur mendime të kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe të një ministri që nuk janë përputhur”.

“Sikur të kishte vendim të qeverisë edhe unë do të pajtohesha, por përse qenka e lejuar që Haki Abazi të thotë se nuk duhet të ketë masa të jashtëzakonshme, ndërsa Agim Veliu nuk bën të deklarohet kështu?”.

Mustafa ka thënë se nëse Kurti ndjehet si kryeministër absolut që askush nuk duhet të mendojë dhe flasë ndryshe, atëherë lidershipi i tij është në kundërshtim me rendin kushtetues në Kosovë.

“Nëse Kurti e ndjen veten si sundimtar ose kryeministër absolut që askush nuk duhet të thotë asgjë ndryshe me ato që i mendon ai, atëherë kjo është çështje e karakterit të tij – është çështje e sistemit të lidershipit të tij që është në kundërshtim me rendin tonë kushtetues”.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.