Mustafa: LDK kundër shmangies së procedurave për Ligjin e Buxhetit NULL NULL 25.04.2026 12:30 25.04.2026 12:30 Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se kjo parti është kundër përshpejtimit apo shmangies së procedurave për miratimin e Ligjit për Buxhet. Sipas tij, ky ligj ka rëndësi jetike për vendin dhe duhet të trajtohet me kujdes maksimal institucional. “Ligji për Buxhet është i rëndësisë vitale dhe si i tillë ka procedura strikte. Për shkak të mungesës së procedurave, LDK voton kundër përshpejtimit apo shmangies së tyre”, tha Mustafa.v /Klankosova.tv