Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mustafa: Kryeministrit i është ofruar një program si SPAK – nuk është pranuar (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 22:32

Ish-deputeti Rrustem Mustafa sonte në emisionin “Oxygen” ka folur në lidhje me atë se a ka Kosova nevojë për një SPAK si Shqipëria.

Ai u shpreh se kryeministrit të Kosovës i është ofruar një program i tillë, por siç tha ai ende nuk është pranuar, përcjell Klankosova.tv.

“Po e them ndoshta për herë të parë. Kryeministrit të Kosovës i është ofruar një program me pesë pika për rend, për drejtësi nga miqtë tanë ndërkombëtar. Ndër ta është edhe instrumenti i FBI-së, për me u vendosë në Kosovë”.

“Ende njerëzit tanë, kryeministri me sektorët adekuatë janë në njohje me këtë punë, nuk kanë mundur ta pranojnë këtë program ende, nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Ju duket ndoshta që është kompetencë e zgjeruar”, është shprehur ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.